Site icon Telegrafi

Rreth 180 mijë euro investime në Parkun Teknologjik në Shtime për zhvillimin e bizneseve

Në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e bizneseve dhe për të mbështetur ekonominë e Komunës së Shtimes, është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës fizike në Parkun Teknologjik të Shtimes.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë projekt me vlerë prej 180 mijë euro.

“Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për dhjetëra biznese që operojnë në park, ku janë të punësuar rreth 250 punëtorë,” tha kryetari Aliu, duke theksuar rëndësinë e projektit për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në Komunën e Shtimes.

Ai gjithashtu falënderoi ministren Rozeta Hajdari për mbështetjen dhe kontributin e saj në këtë iniciativë të rëndësishme për të ardhmen e Parkut Teknologjik.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në Shtime, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Kryetari Aliu theksoi se investimet e reja do të vazhdojnë në të mirë të komunitetit dhe ekonomisë lokale.

Exit mobile version