Telegrafi

Rrëshqitje dheu në Kinë, ngujohen nëpër 47 persona – ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për t’i nxjerrë gjallë

Nga rrëshqitja e dheut që filloi në një vend të largët në provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës, kanë mbetur të ngujuar 47 persona, ndërsa më shumë se 200 u evakuuan urgjentisht.

Për momentin nuk ka asnjë lajm për persona të vdekur apo të lënduar dhe nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e sotme, dhe nga videot shihet se bora ka mbuluar tokën dhe po vazhdon të bjerë, transmeton Telegrafi.

Drama ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Liangshiu në provincën kineze Dzengsiong, raporton agjencia kineze e lajmeve Sinhua duke shtuar se 18 shtëpi janë mbuluar nga dheu.

“Mbi 200 banorë janë evakuuar me urgjencë, 10 ekskavatorë, 33 kamionë zjarrfikës dhe mbi 200 pjesëtarë të ekipit të shpëtimit janë duke marrë pjesë në aksionin e shpëtimit”, u tha ndër tjera.

Pamjet e publikuar në rrjetin social kinez Dujin, shfaqet fshati malor i mbuluar me borë si dhe shtëpitë që janë mbuluar pjesërisht nga dheu që rrëshqiti. /Telegrafi/