Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë bllokuar nën rrënoja në një rrëshqitje të madhe dheu në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gurët e rënë kanë ngujuar një kamion, një autobus pasagjerësh dhe automjete të tjera.
Policia dhe zyrtarët lokalë kanë filluar përpjekjet e shpëtimit, tha Jairam Thakur, kreu i Himachal Pradesh.
Gjatë muajve të fundit India është përballur me disa rrëshqitje dheu vdekjeprurëse, gjatë një musoni jashtëzakonisht të rëndë.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëshitjen e dheut të mërkurën – derisa ndodhi në një autostradë në rrethin Kinnaur.
Raportet lokale thonë se pesë persona janë shpëtuar, por rreth 30 të tjerë janë ende të bllokuar. /Telegrafi/