Telegrafi

Rrëshqitje dheu në Indi, për pak sekonda zhduket kodra malore – së bashku me të edhe rruga me plot vetura

Në veri të Indisë, përkatësisht në Sirmaura ka ndodhur deri të rrëshqitja e dheut, ku pas shirave të rrëmbyeshëm një pjesë e një kodre malore për pak sekonda zhduket, dhe merr me vete një rrugë dhe disa vetura që ishin në të.

Banorët e kësaj zone kanë filmuar momentin kur gjithçka zhduket, e ajo çfarë është interesant është se disa pasagjerë që kishin dalë nga mjetet e tyre, qëndronin nga afër se si rruga po zhdukej, transmeton Telegrafi.

India aktualisht është goditur nga një mot i ligë dhe shirat e rrëmbyeshëm, që kanë bërë që të ketë rrëshqitje dheu. Zakonisht shirat e rrëmbyeshëm janë të shpeshta në Indi, nga qershori e deri në shtator.

E nga ky mot i ligë janë regjistruar edhe shumë viktima, e për dhjetëra tjerë ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit pasi po konsiderohen si të zhdukur. /Telegrafi/