Site icon Telegrafi

Rrëmujë në metrot e Katarit nga tifozët që duan ta shikojnë finalen nga stadiumi “Lusial”

Sistemi i metrosë së Katarit nuk mundi të përballonte fluksin të dielën, ndërsa mijëra tifozë të Argjentinës u përpoqën të shkonin në stadiumin Lusail për finalen e Kampionatit Botëror kundër Francës.

Sistemi i metrosë është rruga kryesore për tifozët për të udhëtuar në stadium, aty ku po luhet finalja e turneut.

Komiteti Suprem, i cili ka mbikëqyrur përgatitjet lokale për turneun, ka thënë se zyrtarët e sigurisë po ‘ndalonin’ njerëzit në hyrje të Metrosë për të frenuar fluksin e trafikut.

Zyrtarët më pas po i lejojnë ata në stacionet kryesore të metrosë për të ndihmuar në rregullimin e fluksit në sistem.

Raportimet thonë se stacioni i metrosë Msheireb u mbyll nga organizatorët në një përpjekje për të përballuar numrin e tifozëve që kërkonin të udhëtonin në stadium.

Shoferët e taksive kanë larguar disa tifozë 50 minuta nga stadiumi Lusail për të shmangur bllokimin.

Qatar Rail konfirmoi se kishte ‘kohë të gjata pritjeje’ në shërbimet e metrosë për shkak të kërkesës së lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version