Site icon Telegrafi

Rrëmbeu vajzën 12-vjeçe dhe e futi në çantë për ta dërguar në apartamentin e tij – policia braziliane arreston pedofilin

Ky është momenti shokues kur një pedofil tërheq zvarrë çantën brenda të cilës gjendej vajza 12-vjeç të cilën e futi në apartamentin e tij, pasi e kishte rrëmbyer duke ia bërë me dije se do të jetë “skllavja e tij e seksit”.

Pamjet janë filmuar në Luziana të Brazilit, ku shihet 42-vjeçari Daniel Moraes Bittar duke patur probleme në tërheqjen e çantës, pasi e kishte rrëmbyer vajzën para shkollës më 28 qershor, transmeton Telegrafi.

Bittar rrëmbeu vajzën me ndihmën e të dashurës 22-vjeçe Gasielly Souza Vieira, me të cilën e futën në veturë dhe ia mbuluan kokën duke e kërcënuar se do ta vrasin me thikë nëse lëvizë.

Këmbët e saj kishin mbetur jashtë çantës, kurse telefonin ia kishin humbur nga frika se do të gjurmohen përmes tij.

Megjithatë policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë Bittarin, i cili pranoi se kishte qëllime “pedofilie” kur u raportua zhdukja e vajzës nga autoritet e shkollës.

Ajo  është gjetur me mavijosje në trup dhe në gjendje shoku. Gjithashtu pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se ajo ishte keqtrajtuar seksualisht. /Telegrafi/

Exit mobile version