Site icon Telegrafi

Rregullorja e UEFA-s për situatën e ndeshjes Drita – Linfield, gjilanasit mund ta humbin ndeshjen në tavolinë

Lindfieldi mund të kualifikohet në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve pasi finalja e rundit paraelimantor kundër Dritës është anulua nga UEFA.

UEFA njoftoi 90 minuta para ndeshjes se ka marrë vendim për anulim për shkak të problemeve me COVID-19 te skuadra kosovare.

Sipas mediumit irlandez, “Belfast Telegraph“,  ndeshja ka mbetur nën mëshirën e komitetit të etikës së UEFA-s.

Foto: FC Drita/Facebook

Sipas rregulloreve ndeshja mund të luhet më së largu të premten, por vetëm nëse testet e reja negative bëjnë që Drita të ketë një numër të mjaftueshëm të futbollistëve (13, përfshirë një portier) që të ftohen nga skuadra për ndeshje, shkruan Telegrafi.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë sipas rregullave skuadra që nuk mund ta zhvillojë ndeshjen do të mbetet përgjegjëse dhe konsiderohet se e ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar, (3-0).

E njëjta rregullore shkruan se ndeshja ka një afat kohor të zhvillohet deri të premten dhe nëse nuk ndodhë kjo, atëherë anulohet përfundimisht.

Deri më tani te Drita, sipas klubit, pozitiv ka rezultuar vetëm Hamdi Namani, kësisoj skuadra do të ketë mjaftueshëm lojtarë për të zhvilluar ndeshjen. Bujar Shabani dhe Fidan Gërbeshi, kanë qenë të karantinuar dhe nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e parë, pasi ky i fundit kishte rezultuar pozitiv.

Rregullorja e re e UEFA-s është aprovuar në fillim të këtij muaji nga Komiteti Ekzekutiv, për shkak të pandemisë COVID-19.

Gjithsesi, UEFA pritet të dalë me një njoftim për të publikuar vendimin për ndeshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version