Site icon Telegrafi

Rregullohet ngrohja në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës ka bërë të ditur që ka përfunduar me sukses rregullimi i sistemit të ngrohjes në Palestrën Sportive “Shani Nushi”.

Ky është një lajm mjaft pozitiv për klubet sportive dhe sportistët e komunës së Gjakovës, pasiqë tashmë është tejkaluar problemi i ngrohjes në Palestrën “Shani Nushi” me investimin që është bërë nga Komuna e Gjakovës përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përmes këtij investimi në sistemin e ngrohjes në këtë Palestër, do të bëhet e mundur ngrohja e sallës së madhe, zhveshtoreve, koridoreve dhe zyrave administrative, duke u përmirësuar kështu dukshëm cilësia e infrastrukturës sportive në këtë Palestër.

Exit mobile version