Site icon Telegrafi

Rregullisht fle me tjetrin, por nuk do të thotë që po e tradhtoj bashkëshortin: Rrëfimi i kësaj femre do t’ju tmerrojë!

– Nga katër vjetët sa jam e martuar me Ostinin, dy vjet i kam kaluar njëkohësisht duke u takuar me të dashurin tim Jay, me dijen dhe përkrahjen e plotë të bashkëshortit tim – fillon rrëfimin kjo blogere, e cila përdor pseudonimin Samantha Witteman.

Kjo femër, transmeton Telegrafi, thotë që dobitë të cilat i ka nga kjo aferë martesa e saj me Ostinin janë të shumta, mirëpo i ndan në tri kategori: komunikimi, afshi dhe rinimi.

– E para, lidhja serioze kërkon shumë angazhim dhe shumë komunikim. Kur kam filluar për herë të parë të bisedoj me Ostinin mbi mundësitë e martesës së hapur, jemi detyruar shumë më mirë të komunikonim dhe të përqendrohemi në dëgjimin e partnerit tjetër. Ai ma kthen me buzëqeshje në fytyrë, më bën me dije që duhet të jem bashkëshorte e ndjeshme, andaj kam përshtypjen që kur jam me të rinohem. Mirëpo kjo më ndihmon që të mbaj afshin në shtrat me bashkëshortin tim.

Psikologu, nga i cili Samantha në fillim kishte kërkuar këshilla, e ka përkrahur modelin e hapur të martesës së saj dhe të Ostinit, sepse, siç thotë, çdo femër duhet të ketë “ventilin” e vet. Edhe derisa femrat e tjera shkojnë me pushime, marrin pushim nga obligimet e veta ashtu që shkojnë tek mashazisti apo në fitnes, Samantha thjesht shkon te Jay kur është nën stres të madh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version