Telegrafi

Rregulli i ri te Wolfsburgu: Pas ndeshjes, të gjithë futbollistët duhet t’i lajnë dhëmbët

Kur gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, atëherë shpiken lloj-lloj rregullash.

Kur merr katër pikë në po aq ndeshje, duhet të ndryshosh patjetër. Dhe lojtarëve u duhen stimuj të rinj.

Dhe trajneri i Wolfsburgut në Gjermani mendon se lojtarët e tij duhet të lajnë dhëmbët pas ndeshjes. Pse? Sepse të lash dhëmbët, sipas tij, pas një sforcoje fizike, të ndihmon të rikuperosh energjitë.

“Ujqërit” aktualisht zënë pozitën e 14 në Bundesliga

Martin Schmidt nga 18 shtatori është trajneri i këtij ekipi dhe kërkon kthesën dhe furçë dhëmbësh në dorë. Sezonin e shkuar Wolfsburgu i shpëtoi rënies me “playout”, kurse tani ka vetëm një pikë diferencë me Freiburgun.

Edhe ndërrimi i trajnerit nuk ka dhënë efekt. Por Schmidt ka vënë rregullin e ri: pas çdo ndeshjeje të gjithë janë të detyruar të lajnë dhëmbët brenda qendrës sportive.

Të shohim rezultatet, pasi edhe mjekët janë skeptikë në këtë drejtim. /vipsport/telegrafi/