Kur gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, atëherë shpiken lloj-lloj rregullash.
Kur merr katër pikë në po aq ndeshje, duhet të ndryshosh patjetër. Dhe lojtarëve u duhen stimuj të rinj.
Dhe trajneri i Wolfsburgut në Gjermani mendon se lojtarët e tij duhet të lajnë dhëmbët pas ndeshjes. Pse? Sepse të lash dhëmbët, sipas tij, pas një sforcoje fizike, të ndihmon të rikuperosh energjitë.
Martin Schmidt nga 18 shtatori është trajneri i këtij ekipi dhe kërkon kthesën dhe furçë dhëmbësh në dorë. Sezonin e shkuar Wolfsburgu i shpëtoi rënies me “playout”, kurse tani ka vetëm një pikë diferencë me Freiburgun.
Edhe ndërrimi i trajnerit nuk ka dhënë efekt. Por Schmidt ka vënë rregullin e ri: pas çdo ndeshjeje të gjithë janë të detyruar të lajnë dhëmbët brenda qendrës sportive.
Të shohim rezultatet, pasi edhe mjekët janë skeptikë në këtë drejtim. /vipsport/telegrafi/