Anglisë iu ndalua të luajë kundër një përfaqësuese në shortin e Ligës së Kombeve – për shkak të një rregulli pak të njohur të UEFA-s.
Shorti për fazën e ardhshme të grupeve të Ligës së Kombeve, i cili u zhvillua në Paris, pa Tre Luanët e Gareth Southgate të ballafaqohen me Finlandën, Greqinë dhe Republikën e Irlandës.
Ndeshjet e para do të zhvillohen ndërmjet 5 shtatorit dhe 19 nëntorit, me çerekfinalet, play-off dhe finalet që do të zhvillohen gjatë tre muajve të parë të 2025.
Anglia ra nga Liga A në edicionin 2022/23 të turneut, që do të thotë se u vendosën në Ligën B2 këtë herë.
Megjithatë, si rezultat i fazave hapëse të shortit, Tre Luanët u përballën me një situatë diskutabile, por shpejt u sqarua.
Së pari ata mësuan se do kenë përballë Finlandën dhe Republikën e Irlandës, me një ekip të mbetur për t’u hedhur në short.
Kazakistani ishte atëherë skuadra e radhës – por u zhvendos në një grup tjetër.
Kjo për shkak se një rregull i UEFA-s kufizon distancën në të cilën Kazakistani duhet të udhëtojë në garat e federatës, që do të thotë se u vendos një marrëveshje që nënkuptonte se ata mund të tërhiqnin vetëm një komb nga Uellsi, Anglia dhe Republika e Irlandës.
Duke qenë se dy prej këtyre përfaqësueseve të fundit ishin tërhequr tashmë në të njëjtin grup, kjo do të thoshte se Kazakistani duhej të vendosej diku tjetër.
Ata u shtuan në Ligën B3 së bashku me Austrinë, Norvegjinë dhe Slloveninë, me Greqinë që shkon në B2. /Telegrafi/