Ribashkimi i Declan Rice pas ndeshjes me shokët e skuadrës së West Ham, Tomas Soucek dhe Vladimir Coufal u ndërpre në mënyrë qesharake nga një zyrtar, i cili u dërgoi nga një maskë për ta vendosur në fytyrë teksa flasin.
Rice fitoi ndaj Soucek dhe Coufal ndërsa Anglia mundi Republikën Çeke 1-0 për të kryesuar në Grupin D dhe për të siguruar një vend në raundin e 16-të të Euro 2020.
Por, treshja shijoi një bisedë pas përfundimit të ndeshjes të së martës, me një zyrtar që ndërpreu pak momentin e tyre për të dorëzuar maskat e fytyrës për lojtarët.
Zyrtari iu afrua anglezit dhe i dha atij një maskë fytyre, me mesfushorin që shpejt e vuri atë përpara se Soucek dhe Coufal të bënin të njëjtën gjë.
Ndërsa ata ishin të distancuar nga shoqëria gjatë ‘kapjes’ së tyre, një imazh tregon se Rice, Soucek dhe Coufal ishin krah për krah me njëri-tjetrin për një foto.
Soucek, Rice and Coufal #WHUFC. Chatted outside for 10 mins (with masks on) #ENGCZE #EURO2020 pic.twitter.com/kNtWNo90b4
— Henry Winter (@henrywinter) June 22, 2021
Sigurisht, kjo vjen pasi Mason Mount dhe Ben Chilwell u detyruan të vetë-izolohen pasi ishin në kontakt me skocezin Billy Gilmour, i cili doli pozitiv me Covid-19.
Gareth Southgate e quajti ‘të çuditshme’ situatën që përfshiu Mount dhe Chilwell.
Anglia rifillon ndeshjet në një takim të eliminimit direkt kundër ekipit të vendit të dytë në Grupin F, i cili mund të jetë Franca, Gjermania, Portugalia ose Hungaria. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=c2r8NTRkdpY&ab_channel=BuzzNews