Site icon Telegrafi

Rregullat e Van Gaalit që i urrenin lojtarët

LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 22: Louis van Gaal, manager of Manchester United celebrates victory with David De Gea of Manchester United after the Barclays Premier League match between Liverpool and Manchester United at Anfield on March 22, 2015 in Liverpool, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Ka përfunduar mbretërimi i Louis van Gaalit te Manchester Unitedi dhe pritet që në postin e trajnerit të angazhohet Jose Mourinho.

Arsyeja kryesore e shkarkimit ishte padyshim moskualifikimi në Ligën e Kampionëve, derisa trajneri nuk ka qenë aq i pëlqyer edhe ndër lojtarë.

Kështu që mediat sjellin disa rregulla të holandezit, të cilat nuk u kanë pëlqyer aspak futbollistëve të Unitedit.

Nga momenti që kishte shkuar në Old Trafford, Van Gaal e kishte izoluar veten në raport me lojtarët e tij duke marrë disa vendime të çuditshme rreth stërvitjeve, përgatitjeve dhe ua kishte shkelur të drejtat e përditshme familjare.

Ajo që kishte nisur si një shqetësim i lehtë, shumë shpejt u shndërrua në një pakënaqësi të plotë. Dhe derisa triumfet ishin të mangëta, burime të ndryshme flisnin se ai e kishte humbur besimin e skuadrës.

Ndër rregullat më të urryera nga lojtarët ishin:

Seancat e kota të nxehjes
Stërvitjet e vazhdueshme
Ushqimi i përbashkët

/Telegrafi/

Exit mobile version