Nëse dëshironi seks të mirë, organizoni dhomën e gjumit sipas rregullave ‘feng shui’, transmeton Telegrafi. Nxirrni nga dhoma të gjitha gjërat që ju zgjojnë kujtimet për ish-dashurinë: fotografitë, aksesorët, rrobat… Asgjë nuk bën t’ju rikujtojë lidhjen e dështuar.
Qarkullimi i dobët i energjisë assesi nuk është i mirë në dhomën e gjumit. Pra, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni, duhet patjetër ta rregulloni dhomën dhe t’i vendosni gjërat që ju pengojnë në dollapë, në mënyrë që të mos i keni para syve. Kështu do të zgjoni epshin. Ato ju largojnë vëmendjen nga dashuria (nxirrni nga dhoma të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me punën: kompjuterin, CD-të, DVD-në, laptopin, televizorin).
Dera e dhomës nuk bën të kërcasë. Nëse bagllamat nuk janë të lyera, bllokojnë qarkullimin e energjisë romantike nëpër jetën tuaj. Verifikoni dorezën e bravës dhe lyeni, por nëse është tepër e çlirët, kjo mbase mund të thotë që vështirë jeni duke e drejtuar jetën tuaj dashurore.
Ecni nga dera e hyrjes e banesës deri te dhoma e gjumit. Do të jetë ideale nëse gjatë ecjes nuk do të hasni në ndonjë pengesë, sepse kjo do të thotë që ekziston qarkullim i lirë i energjisë jetësore në dhomën tuaj të gjumit.
Nëse dëshironi të jeni të barabartë me partnerin, atëherë vendoseni krevatin në atë mënyrë që të dy anët të kenë hapësirë të mjaftueshme. Nëse njëra anë është e mbështetur për muri, personi i cili fle në atë anë mbase do të ndihet i penguar. Në rastin ideal, krevati duhet të jetë në anën e kundërt të derës, mirëpo jo në vijë të barabartë me të.
Fusni në dhomë çdo gjë që ju rikujton romantikën dhe vëni në anën e kundër të krevatit, në anën në të cilën në mënyrë natyrore bie shikimi derisa jeni të shtrirë. Vëni imtësitë e tilla edhe në sipërfaqen në të cilën ju bie shikimi menjëherë. Është mirë që të gjitha stolitë të jenë në numër çift. /Telegrafi/