Për shërbimin e tyre në vitin 2006 në Betejën e Ramadit, komandanti Jocko Willink me njësinë e tij të Navy SEAL ishin bërë njësia operative speciale me dekorimin më të lart në Luftën e Irakut.
Willink, tani është pensionuar nga Navy SEAL dhe sipas tij janë disa rregulla të cilat e bëjnë një person lider efektiv dhe të mirë!
Udhëhiqni, por jeni të gatshëm të ndiqni
Ndonjëherë është e nevojshme të lëni mënjanë egon dhe të konsideroni nënshtrimin!
Bëhuni agresiv, por jo autoritar
Mbani një prezencë të fuqishme dhe mos toleroni dembelinë, mirëpo sigurohuni që ekipi juaj ndjehet komod t’ju afrohet, transmeton Telegrafi.
Qëndroni i qetë, por jo robot
Njerëzit e humbin respektin për liderët që kanë mungesë kontrolli të emocioneve të tyre, mirëpo afrohen me liderët që shfaqin zemërim, mërzi dhe ndonjëherë frustrim.
Bëhuni person me vetëbesim, por jo kryelartë
Liderët me vetëbesim inspirojnë besimin edhe në ekipin e tyre. Mirëpo, liderët kryelartë bëhen arrogantë dhe të padurueshëm.
Bëhuni trim, por jo të dalldisur
Liderët e mëdhenj nuk humbin kohë duke menduar vazhdimisht një vendim, por punojnë për të zvogëluar rrezikun para se të japin ndonjë urdhër
Shpirt garuesi, por humbës shpirtmirë
Është e domosdoshme të drejtoni ekipin tuaj drejt fitores, mirëpo gjithmonë mbani përgjegjësinë për dështimin.
Jeni të vëmendshëm ndaj detajeve, mirëpo mos u fiksoni pas tyre
Liderët e mëdhenj vendosin çfarë duhet të monitorohet pa i humbur gjurmët e ‘pikturës së madhe’.
Qëndroni të fortë dhe të qëndrueshëm
Liderët gjithmonë duhet të shtynë vetveten dhe ekipet e tyre, mirëpo duhet t’i dinë limitet e tyre fizike dhe mendore. /Telegrafi/