Qoftë nëse jeni duke pritur mysafir, jeni ju vet mysafiri apo keni dalë në restorant, çdo njeri duhet me patjetër t’i dijë rregullat themelore të mirësjelljes.
Sjellja e mirë dhe adekuate ju bën të paraqiteni më ndryshe në sytë e tjerëve, dhe patjetër se krijoni përshtypje të mirë, transmeton Telegrafi.
Kështu, më poshtë ju sjellim disa prej rregullave më të zakonshme të Bontonit, të cilat, nëse i aplikoni, tjerët do t’ju shohin si një person të mirësjellshëm.
– Kur çifti shkon në restorant, mashkulli duhet të hyjë i pari dhe ta mbajë derën hapur për zonjën
– Zonja është ajo që e para e zgjedh vendin e saj se ku do të ulet në një tavolinë
– Zonja zgjedh vet se çfarë dëshiron të hajë
– Xhentëlmeni duhet të zgjedh diçka të përafërt me atë se çfarë ka porositur zonja
– Xhentëlmeni duhet t’ia sugjeroj pijen zonjës
– Kur dilni nga restoranti, xhentëlmeni e hap derën dhe pret derisa zonja të del, duke e ndjekur pas
– Zonja më e rëndësishme mysafire ulet në anën e djathtë të personit nikoqir
– Çiftet e martuara nuk duhet të ulen pranë njëri-tjetrit në tavolinë, përveç atyre të porsamartuarve
– Kur uleni në karrige, këtë duhet ta bëni nga ana e majtë e karriges
– Pecetën duhet ta vendosni përmbi gjunjë gjatë ushqyerjes
– Zonja nuk duhet t’i mbajë dorëzat gjatë ushqyerjes
– Sallata duhet të vendoset në anën e majtë të pjatës kryesore
– Gota duhet të mbushet me ujë kur më në fund është shërbyer ushqimi
– Xhentëlmeni duhet të pret në këmbë derisa të ulet nikoqirja, ndërkaq zonjat mund të ulen kurdo që dëshirojnë. /Telegrafi/