Site icon Telegrafi

Rregullat 5-orëshe të cilave duhet t’iu përmbaheni për të mësuar gjëra të reja

Mësimi apo praktikimi i aftësive të reja është tejet i rëndësishëm dhe veçse dihet që është vital për një karrierë të suksesshme.

Për të mësuar gjithmonë gjëra të reja në jetë, është e rëndësishme t’i jepni vetes pesë orë në javë për të mësuar diçka të re apo për të praktikuar një aftësi, transmetoni Telegrafi.

Rregulli 5-orësh është shumë i thjesht: investoni të paktën pesë orë në javë (një orë gjatë ditëve të punës) për të mësuar. Çfarë forme merr ajo varet nga ju, por esenca është të shpenzoni një kohë të majme për ta përmirësuar vetveten.

Si çdo njeri që dëshiron të mësoj dhe të bëhet më i mirë, uebi i biznesit Inc. e përdorë Benjamin Franklin si një shembull:

Koha e mësimit të Franklinit përbëhej nga këto:

* Zgjimi herët për të lexuar dhe shkruar

* Vendosja e qëllimeve personale dhe ndjekja e rezultateve

* Krijimi i një klubi për “personat me të njëjtin mendim që aspirojnë të bëhen partizanë dhe tregtarë që shpresojnë ta përmirësojnë veten, përderisa e përmirësojnë komunitetin”

* Kthimi i ideve në eksperimente

* Pyetje pasqyruese në mëngjes dhe mbrëmje /Telegrafi/

 

Exit mobile version