Site icon Telegrafi

Rregulla të reja për ata që shkojnë në haxh, kush dëshiron të shkojë në Mekë duhet të ketë dëshmi se është vaksinuar kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite, ka paralajmëruar që besimtarët myslimanë që këtë vit duan ta kryejnë obligimin e haxhit – duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19.

Qeveria e këtij vendi thekson se vaksinimin kundër coronavirusit, do ta konsiderojë si kushtin kryesor për pjesëmarrjes në Mekë, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë nuk është precizuar nëse këtë vit në haxh, do të mund të marrin pjesë vetëm besimtarët myslimanë nga Arabia Saudite.

Këto masa janë ndërmarrë si preventivë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit që është përhapur në tërë botën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version