“Kah mesi i marsit kam shkruar për mikun tim Tahir Ludin, gazetarin afgan që jeton në afërsi të Washingtoni, pasi që vërejta se djali i tij adoleshent vrapon në shiritin për vrapim. Porosia ime ka qenë e thjeshtë, t’i lajmërohem dhe të mësojë si janë familjarët e tij”, kështu nis rrëfimin e tij gazetari i New Yorker, David Rohd.
Siç vazhdon rrëfimin e tij, David i ka shkruar kur pa djalin e tij në fotografi se sa shumë është rritur. Por, Tahir nuk i është përgjigjur, atëherë filloi të brengoset dhe të mendoj nëse do t’i përgjigjet. Komunikimi i tyre ka qenë sporadik, por lidhja e tyre asnjëherë nuk ka qenë e përditshme, transmeton Telegrafi.
Dy vite më parë, Tahir dhe një shofer afgan – Asad Magal dhe autori i tekstit ishin rrëmbyer nga ana e talebanëve, pasi që njëri prej komandantëve të tyre e kishin ftuar për ta intervistuar jashtë Kabulit.
Rrëmbyesit e tyre i kishin lëvizur vazhdimisht nga një shtëpi në tjetrën – dhe në fund i dërguan në një zonë të largët në afërsi të Pakistanit, ku talebanët ndiheshin të sigurtë. Personat që i ruanin i kishin thënë Tahirit se duan ta vrasin dhe me çdo kusht dëshirojnë t’ia masakrojnë trupin. E për dallim prej tij, ata ishin sill mirë me autorin e shkrimit – duke i kërkuar që Times – punëdhënësi i atëhershëm, të paguaj miliona dollarë në mënyrë që me ato para të mund të lirojnë disa të burgosur nga Guantanamo.
I kishin mbajtur në të njëjtën hapësirë, e Rohd dhe Tahiri për orë të tëra kishin biseduar – duke u ankuar për dhimbjen e madhe që ua kanë shkaktuar familjarëve të tyre.
E pas shtatë muajve – Tahiri dhe Rohde arritën të arratisen. Derisa personat që i ruanin i zuri gjumi, Tahiri i kishte dërguar treshen në bazën më të afërt ushtarake.
Ky ishte fundi i përvojës për të cilën askush prej tyre nuk kishte besuar se do të mund t’ju ndodhë. Sërish Rohd u takua me gruan – me të cilën ishte martuar vetëm dy muaj para se ta rrëmbenin. Nga frika e talebanëve, Tahir më vonë edhe Asad gjithashtu u zhvendosën në SHBA.
Gjatë vitit Roht dhe Tahiri transformuan jetën e tyre. Rohd hoqi dorë nga raportimi nga vija e parë e frontit dhe u bë një baba krenar i dy vajzave. E rruga e Tahirit ka qenë më e vështirë. Në North Virginia, punoi si shofer në Uber më pas edhe në Amazon si shpërndarës i artikujve të ndryshëm.
Jetonte me emigrantët tjetër në ndërtesat kolektive, duke ua dërguar shumicën e parave nga paga familjes së tij të gjerë që kishte mbetur në Kabul. Në vitin 2017 pasi që mori shtetësinë amerikane, Tahir mori pesë fëmijët e tij të mëdhenj në SHBA që të jetojnë me të.
Në prill Roht tentoi t’i telefonoj Tahirit, por nuk kishte mundur të vë kontakt me të. Filloi të brengoset, i dërgoi disa porosi dhe sërish nuk mori përgjigje. I dërgoi edhe e-mail dhe për fat ai iu përgjigj, i shkroi se është në Kabul deri më 28 mars.
“Talebanët janë para Kabulit. Mijëra afganë po e braktisin Kabulin çdo ditë”, kishte shkruar Tahir – duke theksuar se ka aplikuar për vizë në mënyrë që të mund pjesën tjetër të familjes ta merr në SHBA.
E ky lajm e relaksoi paska Rohden. Disa ditë më vonë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator.
Tahiri prej vitesh shpresonte për një marrëveshje paqësore në Afganistan. Ishte i bindur që në mënyrën më të sigurt do ta tërheq familjen nga Afganistani. Edhe vetë Rohde besonte që Tahir si shtetas amerikan do të mund t’ju sigurojë viza për gruan dhe fëmijët e tjerë – ku më i vogli i kishte vetëm 4 vjet.
Në të njëjtën periudhë kohore, miku tjetër i Rohdes nga Afganistani, Vahid Vafa që për dekada punoi si korrespondent për Times në Kabul, arriti në përfundimin e njëjtë sikur të Tahirit rreth pikëpamjeve për vendin e tyre.
Vahid vizitoi disa herë Shtetet e Bashkuara, por gjithmonë kthehej në Afganistan – i vendosur të qëndrojë në vendlindje. Persona të armatosur kishin shtënë me armë mbi veturën që do të duhej ta voziste Vahidi rrugës për në aeroport, por doli të jetë se u plagos shoferi – e gjithçka ndodhi në vitin 2019.
Vahid asokohe nuk ishte në veturë dhe nuk e dinte nëse ai ishte caku. Ndihmoi shoferin të cilin e dërgoi në spital. E në vitin 2020, talebanët kryen një sërë vrasjesh ku humbën jetën qindra civilë të Afganistanit, përfshirë mjekë, gazetarë dhe mbështetës së organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. E në taktikën e re, talebanët filluan të vendosin bomba magnetike nën veturat e viktimave të tyre – me qëllim që ta terrorizonin qytetin.
“Ata ndjekin caqet e lehta”, i kishte thënë Vahid përmes telefonit Rohdes.
Në maj dhe qershor, Rohde i kontaktoi grupe që merreshin me refugjatët, organizata joqeveritare dhe entitete akademike – me qëllim që të mund të sigurohet nëse mund ta ndihmojë Tahirin dhe Vahidin. Përgjigjet që Rohde i kishte marrë kanë qenë të këndshme, por pa ndonjë obligim ligjor.
Në anën tjetër Tahiri i kaloi dy muaj në Kabul, duke pritur që gruaja dhe fëmijët e tij të pranojnë ndonjë telefonatë lidhur me vizat amerikane në ambasadë, dhe kah mesi i qershorit planifikonte të ktheheshin në SHBA.
I frustruar dhe pa para, pasi që Biden njoftoi që ushtria amerikane do të tërhiqet nga Afganistani, mijëra shtetas afganë filluan të aplikojnë për viza e në mesin e tyre ishte edhe Tahiri që aplikonte për gruan dhe fëmijë – por gjithë procesin e ngadalësonte pandemia e coronavirusit.
Kah mesi i korrikut, po afrohej tërheqja e trupave amerikane, Tahir dhe Vahid i kishin thënë Rohdes se që të dy kanë hequr dorë nga ideja e vizave amerikane. I thanë se do të kërkojnë viza turke apo në ndonjë vend të tretë – ku do të jenë jashtë rrezes së talebanëve.
Rohde iu drejtua zyrtarëve të tanishëm dhe atëhershëm që i takoi gjatë raportimit të fundit. I thanë se prioritet janë 20.000 afganët që kanë punuar si përkthyes apo që kanë qenë të punësuar në ushtrinë amerikane.
Edhe zyrtarët aktual dhe ata të atëhershëm ushtarakë i thanë se kanë rritur tempon e punës nga ana e administratës. Tre muaj, pas publikimit të lajmit për tërheqjen e trupave amerikane, vetëm 7.000 nga 20.000 përkthyesit kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.
Në fillim të gushtit Rohde vendosi të dalë publikisht. Gjatë një forumi të mbajtur për siguri në Aspen, pyeti Zalmaj Kalilzadin, diplomatin e lartë amerikanë që mbikëqyr bisedimet paqësore me talebanët, lidhur me rastin e Tahirit.
“Po mundohet me çdo kusht që ta tërheq nga Kabuli gruan dhe fëmijët. Çfarë t’i them këtij gazetari? Më ka shpëtuar jetën. Ai është shtetas amerikan. Ka të drejtë ta merr me vete gruan dhe fëmijë”, i kishte thënë Rohde.
Por nuk vonoi shumë dhe i erdhi përgjigja e kërkuar: “Sa i përket mikut tuaj gazetar, do të vë kontakte personalisht me të”.
“Do ta lidhim me personin adekuat në ambasadë”, shtoi ai, duke ia zgjuar shpresat Rohdes.
Kështu pranoi një e-mail adresë nga Departamenti amerikan i Shtetit – përkatësisht nga zyra e Kalilzadit. Disa ditë më vonë, personi e kontaktoi Tahirin, por shumë pak ka pasur informata të reja.
Një javë më vonë vizitoi Tahirin në apartamentin e tij në North Virginia, Me orë të tëra ka biseduar me Tahirin – duke tentuar të ideojnë ndonjë plan.
Ishte koha më e madhe që ata e kanë së bashku që kur ishin rrëmbyer. Atë mbrëmje, dëgjuan lajmin që talebanët kanë vrarë përfaqësuesin më të lartë të qeverisë afgane i angazhuar në zyrën për informim në Kabul.
Tahiri menjëherë i telefonoi një zyrtar, ish-gazetar. Kur i tregoi videon e burrit duke i kënduar një grupi të miqve, filloi të çantë – pikërisht njëjtë sikur kur dyshja ishin të rrëmbyer. Kulmi i të gjithave ishte takimi me pesë fëmijët e tij të rritur – nga mosha 16 deri në 21-vjeç. Hanin ushqim afgan dhe pite.
Djali i tij i madh punonte në një dyqan, e më të voglit i pëlqente të shëtiste me biçikletë nëpër Washington. Dy vajzat e mëdha ëndërronin të përfundojnë kolegjin në North Virginia. Të gjithë fëmijët e tij flisnin disa fjalë në gjuhën spanjolle, fjalë këto që i kishin mësuar nga shkollët në shkollën e mesme. Vajzat e tij flisnin për diskriminimin që janë përballur pasi mbanin mbulesa.
Tahiri dhe Rohde kaluan orë të tëra duke biseduar për religjionin. I tha Rohdes që islami dhe tradita afgane flasin për shpëtim jetësh. Tahiri ishte shumë fetar sipas Rohdes.
Vonë gjatë një nate, Tahiri i kishte telefonuar familjes në Kabul, I tha gruas se ka shkuar për vizitë. Ajo e kishte falënderuar Rohden për përpjekjet. Mendonte se do të mund t’ua shpëtojë jetën, ashtu siç Tahir ia kishte shpëtuar atij. E vërteta ishte ndryshe – tre muaj përpjekje pa ndonjë përparim të madh.
Më 12 gusht, talebanët përparuan deri në periferi të Kabulit, e Vahidi i shkroi Rohdes për t’ia bërë me dije se ka arritur të sigurojë vizë turke për veten dhe familjen me ndihmën e një miku që gjithashtu ishte gazetar.
Disa ditë më vonë, talebanët morën nën kontroll Kabulin, e Rohde mbajti kontakte me Vahidin dhe më pas vendosi ta vizitojë Tahirin që vazhdimisht i telefononte familjes në Kabul.
Tha se talebanët po patrullojnë rrugëve në afërsi të shtëpisë së tij. Vendosi që më e mira për ta ishte të qëndrojnë të mbyllur brenda. Vahid dhe familja e tij, së bashku me mijëra afganë tjerë shkuan në aeroportin e Kabulit me shpresën se do të largohen nga vendi. Vahid i kishte thënë Rohdes që trupat amerikane po i lënë qytetarët amerikanë në pjesën e vogël ushtarake të aeroportit që është një zonë e sigurtë.
E në tërë atë situatë kaotike filluan të shtënat e para, ndërkaq pas pritjes 20 orëshe, Vahid dhe familja e tij braktisën aeroportin. Jashtë ishte një pikë kontrolli i talebanëve. Pjesëtarët e talebanëve i kontrollonin çantat dhe gjetën videolojën Playstation të birit të tij. Një prej talebanëve duke menduar se është kompjuter, i kërkoi Vahidi që t’ua jep fjalëkalimin, por ai tentonte t’ua shpjegonte se bëhet fjalë për videolojë për fëmijë.
Të hënën mbrëma, Rohden e telefonoi Tahiri. Fliste me zë të ultë sepse nuk dëshironte t’i zgjonte fëmijët që flinin. Kishte dëgjuar që talebanët kanë kontrolluar shtëpitë në Kabul dhe kishin kërkuar këdo që kishte bashkëpunuar me amerikanët.
E këtu autori përmbyll pjesën e parë të rrëfimit, duke premtuar se së shpejti do të tregojë se çfarë ka ndodhur me miqtë e tij afganë. /Telegrafi/