Site icon Telegrafi

Rrëfimi i Ravel Morrison, dikur lojtar i të rinjve të Manchester United: Vidhja këpucët sportive të Rooney dhe Ferdinand që të ushqeja familjen

Ravel Morrison, dikur shihej si ylli i ardhshëm te Manchester United, ndërsa së fundmi ai ka zbuluar, se vidhte këpucët sportive të lojtarëve si Wayne Rooney dhe Rio Ferdinand në mënyrë që të blinte ushqim për familjen e tij.

28-vjeçari nuk ka arritur të arrijë lartësitë që priteshin në moshën e tij të re, dhe ai pendohet për disa nga veprimet e tij sa ishte te Manchester United.

“Padyshim, isha me pagën e një të riu”, tregon Morrison në një bashkëbisedim me Rio Ferdinandin.

“Ju mund të fitoni dikur 250 funte për një palë kupëucë sportive. Kur merr dy palë, fiton 500 funte dhe shkoni në shtëpi dhe i blini familjen tuaj një darkë kineze apo diçka tjetër”.

“Ju keni pasur nga 30 palë këpucë sportive. Shihja që ju dhe Rooney, merrnit nga 20-30 palë këpucë në të njëjtën kohë. Merrja një palë dhe vendosja pak ushqim në tryezën e shtëpisë, nuk mendoja se do të ishte një problem i madh, por padyshim që tani e di”, tregon Morrison.

Sir Alex Ferguson ishte aq i sigurt në aftësinë e Morrison saqë e quajti atë një nga talentet më të mëdha që kishte parë.

Mesfushori nuk arriti kurrë të bind në “Old Trafford”, duke bërë karrierë në vende si Angli, Uells, Itali, Meksikë, Norvegji dhe, së fundmi, Holanda, te ADO Den Haag. /Telegrafi/

Exit mobile version