Telegrafi

Rrëfimi i Ranierit: Kur u bëra kampion rashë të flejë, pas një kohe kam qarë

Leicesteri sezonin e shkuar kishin fituar titullin e kampionit në Angli duke bërë befasinë më të madhe në ishull.

Trajneri i kësaj skuadre, Claudio Ranieri, tregon se si në Itali, kur e mori një çmim ia ka plasur vajit.

“Një mbrëmje isha në Itali për të marr një çmim. Në një ekran gjigant jepeshin imazhet e atij sezoni dhe unë qaja, qaja me dënesë dhe brenda meje thosha: “Çfarë kemi bërë, çfarë kemi arritur…””, tregon italiani Ranieri.

Lexo po ashtu Ranieri zgjidhet trajneri i vitit në Itali

Ai tregon se nuk e kishte dalë për të festuar kur skuadra e tij u bë kampion, pas rezultati mes Chelseat dhe Tottenhamit.

Leicesterit kur iu dorëzua trofeu

“Isha në shtëpi me gruan time dhe dy asistentët e mi. Në përfundim të ndeshjes, ata u larguan për në shtëpitë e tyre, ndërsa unë vijova të shoh televizor me bashkëshorten tim”.

“Nuk festë me futbollistët dhe nuk dola në qytet. Qëndrova në shtëpi. Ditën tjetër, miqtë tanë ishin kuriozë të dinin se si kishim festuar. Unë u përgjigja se thjeshtë isha shtrirë për të fjetur”, rikujtoi Ranieri. /Telegrafi/