Një foshnje që iu dorëzua një ushtari përmes rrethojës gjembore në aeroportin e Kabulit, gjatë kaosit të krijuar nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, është gjetur dhe ribashkuar me familjarët në kryeqytetin afgan.
Foshnja Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muaj kur u zhduk gjatë 19 gushtit, ku mijëra njerëz vraponin për të braktisur Afganistanin pasi pushtetin e morën talebanët, transmeton Telegrafi.
Pas rrëfimit ekskluziv të Reuters të publikuar në nëntor me fotografitë e tij, foshnja është lokalizuar në Kabul, ku taksisti 29-vjeç Hamid Safi e gjeti në aeroport dhe e dërgoi në shtëpi për t’u kujdesur për të.
Pas më shumë se shtatë javë bisedime dhe lutje, Safi e ka rikthyer foshnjën tek gjyshi i tij që është akoma në Kabul.
Thanë se tani do të kërkojnë që të ribashkohet me prindërit, motrat dhe vëllezërit që janë evakuuar muaj më parë dhe tani janë në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë evakuimit nga Afganistani, Mirza Ali Ahmadi – babai i vogëlushit që punonte si sigurim në ambasadën amerikane dhe gruaja e tij Suraja, frikësoheshin që djali i tyre është shtypur nga turma derisa po i afroheshin portës së aeroportit.
Ahmadi ka thënë për Reuters në fillim të nëntorit se atë ditë e kishte dorëzuar Sohailin përmes rrethojës gjembore – duke ia dhënë një ushtari të uniformuar që dukej se ishte amerikan. /Telegrafi/
Footage from outside Kabul airport shows an infant being passed over razor wire to soldiers on top of barricades.
Get live Afghanistan updates: https://t.co/iljScPOcvY pic.twitter.com/FVgrQtHQwL
— Sky News (@SkyNews) August 20, 2021