Poezi nga: Felipe Benítez Reyes
Përktheu: Maks Rakipaj
Në një anije që u mbyt kam qënë timonier.
Gjithmonë kam qënë det pa horizonte.
Kam qënë çka fati im asnjëherë
Në natën e tij të thellë s’mund ta përfytyronte.
Nëse braktisja hijen time për tjetër hije,
Nëse të ardhmen me dëshirat errësoja,
Nëse s’gjeja kurrë falje në kujtesën time,
Të paktën kuptova se asgjë s’është koha,
Përveçse një ndjesi që kemi në vetvete
E një rrjedhe pa kuptim e pa asnjë rend:
Një fluturim i lirë a një endje
Brenda asgjësë dhe vetes.