Site icon Telegrafi

Rrëfehet Neymar: Asgjë me Cavanin, ishin thjesht trillime

Edinson Cavani dhe Neymar janë bërë ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Shkak për këtë ishte bërë zënka e tyre për një penallti në ndeshjen mes PSG dhe Lyon.

Cavani kishte marrë përsipër ta ekzekutonte 11 metërshin dhe e humbi atë.

Por edhe pse u raportua se dyshja nuk flasin mes vete një gjë të tillë e ka mohuar Neymar.

Neymar dhe Cavani duke festuar golin ndaj Bayern Munich

Braziliani ka deklaruar se të gjitha ishin trillime pasi mes tij dhe Cavanit nuk ka ndodhur asgjë.

“Kanë shkruar shumë gjëra të cilat nuk kanë egzistuar asnjëherë”.

“Reporterët kanë tentuar të futën edhe në dhomat e zhveshjes për të mësuar gjëra që nuk janë për ta. E vërteta është se nuk ka egzistuar asgjë nga ato që është shkruar”, u shpreh braziliani.

Sipas ish-anëtarit të Barcelonës gjithçka është zgjidhur tanimë dhe është vendosur edhe egzekutuesi i penalltive.

“Gjithçka është vendosur në dhomat e zhveshjes. Tani dihet edhe egzekutuesi dhe shpresojë mos të trillohen histori të tilla”, tha Neymar.

Dy yjet e PSG-së u panë të afërt në fitoren e ekipit francez 3-0 ndaj Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version