Mbrojtësi kosovar i Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmani, është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit nga Skënderbeu.
Futbollisti që më parë ka bërë karrierë edhe në Shqipëri ka thënë se kishte gjithë stadiumin kundër në ‘Elbasan Arena’.
“Ishte ndjenjë interesante të vij në Elbasan si kundërshtar, por i kisha të gjithë kundër. Jam i zhgënjyer për rezultatin, por ky është futbolli”, deklaroi Rrahmani për “Supersport”.
“Sa i përket anës personale, shpresoj që të jap më shumë në të ardhmen dhe të luajë më shumë”, shtoi ai.
Mbrojtësi kosovar u bë cak i ofendimeve nga vendësit pas deklaratave të pamatura të dhëna para ndeshjes.
Ai kishte deklaruar që do të jetë një dështim i madh nëse Dinamo nuk e kalon një ekip si Skënderbeu, madje me goleadë. /Telegrafi/