Telegrafi

Rrahmani thotë se ndjehet krenar me golat e shënuar

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është futur në histori të futbollit të Kosovës me het-trikun e shënuar ndaj La Fioritas të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes dhe rekordit të thyer, Rrahmani ka thënë se ndihet krenarë për golat e realizuar.

“Do e mbaj mend gjatë gjithë jetës dhe jam shumë krenar. Këto gola më japin shumë më shumë motiv për të vazhduar”.

Lexo po ashtu Ballkani dhe Albion Rrahmani në histori, rekord në Evropë me klubet kosovare

“Shpresoj që të vazhdojë me më shumë gola”, ka thënë Rrahmani.

Ndryshe, Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe. /Telegrafi/