Telegrafi

Rrahmani për ecurinë fantastike të Napolit: Fjala titull është e ndaluar

Napoli po bën një kampionat të madh në Itali, aq sa është shkëputur plot 12 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Milani.

Edhe pse po ec me hapa të sigurt, fjala titull është e ndaluar në skuadër dhe këtë e ka zbuluar mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës është një nga pikat më të forta të skuadrës së Luciano Spallettit dhe në një intervistë për “Kiss Kiss Napoli”, ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes nuk përmendet fjala titull.

“Fjalën titull e kemi të ndaluar në dhomat e zhveshjes, pasi po bëjmë shumë mirë, por ka përfunduar vetëm gjysma e rrugës. Jemi ende të përqendruar të përgatisim ndeshjet një nga një dhe të marrim gjithmonë maksimumin”, ka thënë Rrahmani.

Lexo po ashtu Spalletti flet për Amir Rrahmanin në fitoren e thellë ndaj Juventusit

Mbrojtja është padyshim një nga pikat më të forta të napolitanëve, pasi ka pësuar vetëm 14 gola./Telegrafi/