Napoli po bën një kampionat të madh në Itali, aq sa është shkëputur plot 12 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Milani.
Edhe pse po ec me hapa të sigurt, fjala titull është e ndaluar në skuadër dhe këtë e ka zbuluar mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani.
Kapiteni i Kosovës është një nga pikat më të forta të skuadrës së Luciano Spallettit dhe në një intervistë për “Kiss Kiss Napoli”, ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes nuk përmendet fjala titull.
“Fjalën titull e kemi të ndaluar në dhomat e zhveshjes, pasi po bëjmë shumë mirë, por ka përfunduar vetëm gjysma e rrugës. Jemi ende të përqendruar të përgatisim ndeshjet një nga një dhe të marrim gjithmonë maksimumin”, ka thënë Rrahmani.
Mbrojtja është padyshim një nga pikat më të forta të napolitanëve, pasi ka pësuar vetëm 14 gola./Telegrafi/