Telegrafi

Rrahmani: Nuk flitet për titullin, por mbetet një ëndërr për të gjithë Napolin

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për ecurinë e skuadrës së tij, duke thënë se për titullin e kampionit ende nuk flitet.

Ai e ka pranuar që kjo është një ëndërr, por që po punojnë që të arrijnë këtë gjë edhe pse gara është e ngushtë.

“Jemi më energjikë, fitorja ndaj Lazios ishte e rëndësishme. Nuk e shqiptojmë fjalën Scudetto sepse është ende herët”.

“Jam shumë i lumtur për Insignen që shënoi kundër Lazios. Shpresojmë që ai të shënojë edhe në këto 11 ndeshjet e fundit”.

“Falënderoj të gjithë tifozët e vërtetë të Napolit. Ne duam të japim gjithçka, duam të provojmë dhe tani kemi një objektiv më të madh. Ne duam të besojmë në ëndërr”.

“Qëllimi ynë është gjithmonë të mos pësojmë gol. Të luash me Koulibaly është më e lehtë, është një nga më të mirët në botë”.

“Kam pritur hapësirën time dhe deri më tani kam dhënë shumë dhe dua të vazhdoj të luaj gjithnjë e më mirë edhe në vazhdimësi”.

“Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Është gjithmonë bukur të fitosh në momentin e fundit, edhe sepse po luftojmë për vendin e parë”

“Ne duam të na kujtojnë, por ndonjëherë nuk mund të vendosësh sepse gjithçka mund të ndodhë në fushë”.

“Ishte një fitore e rëndësishme për vendin e parë. Ne e dimë që të gjithë titujt janë të rëndësishëm, veçanërisht tani që të gjitha skuadrat janë aty dhe po luftojnë për t’u ngjitur në krye. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe 33 pikë, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Rrahmani për Radio Kiss Kiss. /Telegrafi/