Telegrafi

Rrahmani në garë për futbollistin e muajit te Napoli

Amir Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Napolin.

Kapiteni i Kosovës ka qenë lider i napolitanëve në repartin e mbrojtjes duke treguar personalitet dhe duke qenë i saktë thuajse në çdo ndërhyrje të tij.

Falë paraqitjeve të mira këtë edicion, Rrahmani sot është njëri nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në elitën e futbollit italian Serie A.

28-vjeçari është në garë për tu zgjedhur futbollisti i muajit tek skuadra e tij.

Napoli ka publikuar katër opsionet e futbollistëve që treguan paraqitje të mira në shkurt dhe i ka pyetur tifozët për kë të votojnë.

Përpos Rrahmanit në garë për futbollistin e vitit janë edhe Juan Jesus, Lorenzo Insigne dhe mesfushori sllovak Stanislav Lobotka.

Prishtinai këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje ku ka realizuar edhe tre gola në Serie A. /Telegrafi/