Amir Rrahmani javë më parë ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur italiane Verona nga kroatët e Dinamo Zagrebit.
Mbrojtësi i Kosovës ka folur si futbollist i Veronës, duke e cilësuar arritje të madhe në karrierë transferimin tek skuadra verdhekaltër.
Ish-lojtari i Drenicës, Partizanit e Dinamo Zagrebit ka zgjedhur numrin 13 në fanellë dje për këtë ka treguar arsyen.
“Po punojmë shumë fort. Të jem këtu në Verona është një arritje e madhe për mua. Seria A është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet të shpërblej besimin e drejtuesve. Duhet ta tregoj në fushë se jam në nivelin e duhur për t’i ndalur”, ka thënë fillimisht Rrahmani.
“Kam zgjedhur numrin 13 sepse është numri im i fatit, edhe pse për shumë njerëz është ters”, shtoi ai.
Tutje mbrojtësi i talentuar prishtinas ka thënë se ka refuzuar oferta nga Belgjika dhe Franca për t’u transferuar në Serie A.
“Zgjodha Veronën sepse është një skuadër e rëndësishme, ka fituar edhe kampionatin. Kisha oferta nga Belgjika dhe Franca por preferova të transferohem në Itali. Pika ime e fortë është loja në ajër”.
“Sa i përket skemave, jam i gatshëm të luaj edhe në mbrojtjen me tre, pavarësisht se zakonisht gjatë karrierës kam luajtur më shumë me katër”, përfundoi kapiteni i Kosovës.