Site icon Telegrafi

Rrahmani harron lëndimin, rikthehet në stërvitje me Napolin

Amir Rrahmani ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje me Napolin.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës kishte mbetur jashtë fushave të blerta që nga 9 tetori i këtij viti kur luhej ndeshja ndaj Cremoneses dhe Rrahmani u largua tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Që nga ajo kohë Rrahmani ka humbur gjashtë ndeshje në Serie A dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është gëzuar tanimë, pasi Rrahmani është rikthyer në fushë për të stërvitur.

Reprezentuesi kosovar pritet të jetë së paku në bankën rezervë në sfidën e 4 janarit ndaj Interit.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me Napolin, tetë në kampionat dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version