Napoli vazhdon të ketë krizë në sulm, ashtu që Gennaro Gattuso pritet ta ndryshojë formacionin në ndeshjen kthyese të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.
Partenopei kanë shumë punë të vështirë për t’i rikthyer gjërat, pasi që humbën me rezultat 2-0 në takimin e parë në Spanjë. Në mbrojtje do të startojë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Skuadra nga Serie A pritet të luajë me formacioni 3-4-1-2, kurse ajo nga La Liga do të ketë formacion 4-3-2-1.
Formacionet e mundshme
Napoli: Meret; Rrahmani, Koulibaly, Maksimovic; Di Lorenzo, Fabian Ruiz, Bakayoko, Elmas; Zielinski; Politano, Insigne.
Granada: Rui Silva; Victor Diaz, Duarte, German, Neva; Herrera, Gonalons, Montoro; Machis, Kenedy; Molina.
/Telegrafi/