Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës ndaj Slavias në Pragë, me gjithë humbjen me rezultat 3-2.
Rrahmani ka asistuar në golin e dytë, të cilin e realizoi Meriton Korenica.
“Ishte një paraqitje e mirë e gjithë skuadrës. Ishim në avantazh dy herë. I pësuam dy gola të lehtë”.
“Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme t’i minimizojmë gabimet dhe të arrijmë rezultate pozitive. Ku nuk ishte maksimumin. Kemi pasur mungesa në skuadër dhe nuk ishim në formacionin komplet”.
“Nuk kemi ardhur në lojën tonë si ndaj Clujit, por shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shfaqim më shumë”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/