Një gjë e pazakontë ka ndodhur në stërvitjen e skuadrës italiane Sampdoria.
Sulmuesi italian Antonio Cassano është përplasur me portierin e tretë të Sampdroias, Christian Puggion.
E gjitha ndodhi pas një ndërhyrje të palejueshme nga Cassano në portierin e tretë të cilin e tradhtuan nervat.
Të dy lojtarët kanë shkëmbyer disa grushte mes vete para se të ndërhynin pjesa tjetër e ekipit dhe trajneri Montella.
Mediat italiane kanë raportuar se dy lojtarët pritet të dënohen nga klubi për gjeste jo të mira. /Telegrafi/