Telegrafi

Rrahje në Sarajevë, kalimtarët tentojnë të ndajnë burrin e gruan – sulmuesi vazhdimisht e godiste dhe tërhiqte zvarrë viktimën

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stup të Sarajevës, ka ndodhur një incident që është filmuar nga kalimtarë rasti dhe banorë të asaj lagje – fjala është për dhunë fizike mbi një grua.

Rreth orës 10 të mëngjesit banorët e kompleksit Tibra ishin dëshmitarë të një ngjarje të tmerrshme, ku dëgjoheshin britma dhe thirrje për ndihmë nga rruga, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në videon e publikuara më poshtë, një burrë godet dhe tërheq zvarrë një grua e cila vazhdimisht bërtiste.

Vërehet qartë që ajo mundohej të çlirohej nga ai – derisa sulmuesi e mbante për dore dhe assesi nuk pranonte ta lëshonte.

Madje aty u përfshi një kalimtar rasti i cili arriti t’i ndajë, e dikush në prapavijë dëgjohej duke bërtitur “policia”.

Zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, megjithatë qendra operative pretendon se nuk ka informacione. /Telegrafi/