Një situatë kaotike ka mbretëruar në parlamentin e Tajvanit, ku deputetët e partisë opozitare Koumingtang filluan të hedhin gjymtyrë të derrit, në kohën kur po debatohej për largimin e ndalimit të importit të mishit të derrit.
Madje ka pasur edhe përleshje fizike mes deputetëve. Presidenti i Tajvanit Cai Ing-ven, ka paralajmëruar nën gusht se qeveria e atëhershme nga 1 janari do të miratoj importimin e mishit të derrit, transmeton Telegrafi.
E për t’ia pamundësuar fjalimin kryeministrit, deputetët e pozitës kishin formuar një barrierë rreth tij derisa deputetët e opozitës fishkëllenin dhe mbanin transparentë në duar.
E kur ai filloi të flet, përfaqësuesit e opozitës filluan të hedhin gjymtyrë të ndryshme të derrit – dhe aty eskaloi situata kur filloi rrahja masive e deputetëve që nuk kursenin asgjë.
Partia në pushtet ka dënuar këtë veprim duke e cilësuar si të “neveritshme hedhjen e ushqimit”. E opozita pretendon se ky vendim është i papranueshëm për ta. /Telegrafi/