Gjatë ceremonisë së betimit të Jorge Calix, kryetarin e ri të përkohshëm të Kongresit në Honduras, të premten shpërtheu një rrahje masive.
Derisa Calix po bënte betimin, disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në skenë, duke bërë që situata të eskalon dhe të vijë deri të rrahja, transmeton Telegrafi.
Në prapavijë dëgjoheshin britma të vazhdueshme” tradhtarë”, duke mos u ditur fillimisht se kujt i referoheshin këto etiketime.
Calix dhe deputetët e shumtë që kundërshtojnë presidentin e ri të zgjedhur Xiomara Castro janë nga e njëjta parti – e njohur si Libre. /Telegrafi/