Telegrafi

Rrahje masive në Novi Pazar, grushta, shqelma e karrige brenda një kafiterie – kamera e sigurisë filmon gjithçka

Një grup të rinjsh në Novi Paza janë rrahur brutalisht brenda një kafiterie, e pamjet e kamerës së sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe në masë të madhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në videon që zgjatë rreth tre minuta, nuk dihet qartë motivi që çoi në rrahjen mes dy grupeve, që ishin ulur në tavolina të ndryshme në kafiteri, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, tre të rinj i afrohen grupit tjetër ku filloi rrahja masive, ku nuk kursyen asgjë duke filluar nga karriget, gotat e shishet.

E heroina e incidentit është vajza që punonte në kafiteri dhe që fyente të rinjtë, pasi në prezencë të saj u sollën në mënyrën më primitive të mundshme.

Derisa grupet qëronin hesapet mes vete, vajza doli jashtë dhe pasi u kthye në lokal bërtiti se do t’i telefonojë policisë.

E pas këtij veprimi ata ndalën rrahjen dhe filluan të pajtohen e përqafohen me fjalët: Ndodhi çfarë ndodhi, mori fund”. /Telegrafi/