Lyon ka fituar ndeshjen më interesante të ditës së enjte në kuadër të Ligës së Evropës përballë Evertonit.
Skuadra franceze ka triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2, por fitorja e tyre ka mbetur në hije pas asaj që ndodhi në fushë.
Lojtarët e të dyja skuadrave janë përfshirë në një rrahje mes vete, ku në të janë përfshirë edhe disa tifozë që kanë goditur lojtarët mysafirë.
E gjitha ndodhi në minutën 63-të kur kapiteni i vendasve Ashley Williams goditi portierin mysafir Lopes dhe këtu filloi gjithçka.
Lojtarët mysafirë iu vërsulën uellisanit dhe aty ndërhynë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Evertonit duke u kacafytur dhe rrahur mes vete.
Në një moment kamerat kanë kapur edhe disa tifozët të Evertonit të cilët kanë goditur lojtarët francez.
Kjo ndodhi pasi rrahja mes lojtarëve ishte afër tribunës prapa golit dhe aty kishin mundësinë të godisnin edhe tifozët.
E mira është që asnjëri nga lojtarët nuk u lëndua rëndë pas kësaj zënke në ‘Godisson Park’.
E çuditërisht gjyqtari kryesor i ndeshjes, Njuhis nuk e ndëshkoi askënd me karton të kuq, por vetëm me të verdhë Williamsin e vendasve dhe Traoren e mysafirëve.
Lyon fitoi ndeshjen 1-2, dhe ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit nga Grupi E. /Telegrafi/
#lyons #everton @EuropaLeague disgraceful fan punching a player with one hand and holding his son in the other. You should be shaming him. pic.twitter.com/Q65hs4C0zn
— Dan Van Damned (@DanVanDamned) October 20, 2017
Father of the year nomination goes to the guy with the child on his shoulder trying to punch the goalkeeper #Everton pic.twitter.com/ctQsf0Rwen
— Tom Faulkner (@twfaulkner2) October 20, 2017