Telegrafi

Rrahje e tifozëve në përballjen Palermo-Lazio (Foto/Video)

Përballja ndërmjet Palermos dhe Lazios në Serie A është përshkuar me dhunë të tifozëve, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Xhirime të ndryshme të publikuara nga mediat italiane, i shfaqin tifozët e të dyja skuadrave duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Skenat e dhunës kanë vazhduar edhe në Barbera Stadium, me ç’rast gjyqtari është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për një periudhë për shkak të reagimit të tifozëve vendas.

Palermo rrezikon rënien nga Serie A dhe kjo nuk u pëlqen aspak tifozëve, të cilët mllefin e tyre e kanë shprehur te kundërshtarët.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se disa tifozë sicilianë e kanë therur një tifoz të Lazios, i cili qëndronte ulur në një lokal. Policia ka arrestuar së paku pesë tifozë të Palermos për të parandaluar eskalimin e dhunës.

Ndryshe, Lazio e fitoi këtë ndeshje me rezultat 0-3. /Telegrafi/