Në Kampionatin e sivjetmë Botëror ka ndodhur zënka e parë ndërmjet tifozëve brenda një stadiumi, edhe atë në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit.
Selecao fitoi me rezultat 2-0 kundër serbëve, ndërsa në tribuna janë shkëmbyer grushtet ndërmjet tifozëve të të dyja skuadrave.
Femrat e pranishme në stadium kishin ngecur në mes, teksa tifozët meshkuj po e goditnin njëri-tjetrin.
Është dashur ndërhyrja e sigurimit për t’i ndarë tifozët e përfshirë në përleshje.
Crowd trouble flares between fans as Brazil beat Serbia in Moscow https://t.co/uzeMvaTfoG pic.twitter.com/Oku0r1Gz9D
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 27, 2018
Para fillimit të Kampionatit Botëror kishte pasur frikë se do të kishte përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve, mirëpo deri më tani nuk ka pasur.
Dhe incidenti i parë në stadium ka ardhur pas dy javësh, ku janë të përfshirë pikërisht serbët.
Theksojmë se ky Kampionat Botëror është ndër më argëtuesit për lojën e futbollit që po zhvillohet dhe shpresojmë se nuk do të ketë incidente të këtij lloji në të ardhmen.
Për më shumë, Serbia nuk është më pjesë e turneut pasi u eliminua pas humbjes nga Brazili. /Telegrafi/