Një vajzë 16 vjeçare u rrah brutalisht gjer në vdekje në një rrugë të ngarkuar të kryeqytetit të Indisë, New Delhi, duke shkaktuar zemërim të ri mbi sigurinë e grave në vend dhe dhunën e ushtruar nga burrat.
Pamjet e incidentit, i cili zgjati më shumë se një minutë dhe u regjistrua nga një kamera sigurie, tregojnë njerëz të shumtë që ecin aty pranë ndërsa sulmuesi godet viktimën në mënyrë të përsëritur. Vetëm një burrë shfaqet duke u përpjekur të largojë sulmuesin nga viktima përpara se të tërhiqet shpejt.
Trupi i viktimës u gjet të dielën në mbrëmje në zonën e Shahbad, në lagjen veriore të Delhi të Rohinit, ku ndodhi ngjarja, shkruan cnn. Pasditen e djeshme policia indiane njoftoi se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje.
Bëhet fjalë për një mekanik, i cili u mor në paraburgim në Bulandshahr, në shtetin fqinj të Uttar Pradesh, u tha gazetarëve Ravi Kumar Singh, zëvendës shefi i policisë.
“E pashë vajzën time të shtrirë në tokë me fytyrën në tokë. Organet i dolën dhe koka i ishte shtypur. Ajo ishte shtrirë pa jetë. Nuk kishte kuptim ta dërgoja në spital”, tha babai i vajzës.
“Jam i zemëruar pasi askush nuk e ka ndihmuar vajzën time. Po ta kishin ndihmuar do të ishte gjallë sot. Kam dëgjuar gjithashtu që kalimtarët ishin të zënë me filmimin e ngjarjes. Edhe sikur të bërtisnin do të kishte ndihmuar vajzën time”, përfundoi babai. /Telegrafi/
Delhi girl killed as people walk by. Watch this and more#ITLivestream (@nabila_jamal) https://t.co/KvcvlNRxAX
— IndiaToday (@IndiaToday) May 29, 2023