Site icon Telegrafi

Rrahet keq dhe bëhet për spital reprezentuesi gjerman (Foto)

Kevin Grosskreutz është bërë për spital.

E gjithë kjo pasi që futbollisti është rrahur keq prej disa personave në qytetin e Stuttgartit.

Futbollisti ishte i dehur në momentin që po dilte prej një lokali të natës dhe filloi të fjalosej me disa kalimtar të rastit, transmeton Telegrafi.

E kjo ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe aktualisht mesfushor i Stuttgartit i kushtoi me grushte dhe shkelma deri në atë masë sa të shtrohet në spital.

Pas marrjes së ndihmës së parë, reprezentuesi gjerman është liruar në shtëpi ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografitë e para pas lirimit nga spitali. /Telegrafi/

Exit mobile version