Site icon Telegrafi

Rozana Radi, artistja që di t’i bëjë të gjitha

Rozana Radi, e cila hyri në historinë e Festivalit “Kënga magjike” si këngëtarja që bëri të gjithë publikun të ngrihet në këmbë, vjen për të treguar rreth shumë talenteve të saj dhe misionin për të sfiduar edhe një herë veten me një profesion të ri: atë të biznesit të veshjeve.

Aktore, këngëtare, instrumentiste, poete, prezantuese, gazetare hulumtuese, skenariste…A ka ndonjë gjë që nuk di ta bësh?
Unë e shfrytëzoj ditën time ne maksimum. “Atë ditë që do të jesh i kënaqur dhe i lumtur me punën tënde, mbyte veten thotë një shprehje. Pa punë dhe talentet me te mëdhenj shuhen. Zoti mi ka dhënë këto dhunti dhe i jam mirënjohëse duke i vënë në punë. Nuk i le gjërat vetëm në teori sepse teoria dhe praktika janë fenomene që gjenden në kundërshtim të vazhdueshëm. E vetmja gjë që mund t’i bashkojë është puna.

Preferon më shumë nga të gjitha profesionet e mësipërme?
Preferoj një profesion të cilin nuk e kam nisur ende.

Të shohim si moderatore e emisionit investigativ “Boom”. Është një formulë e re kjo, pasi në formate të ngjashme kemi parë prezantues meshkuj. Pate frikë se kjo gjë mund të të penalizonte?
Aspak. Frika nuk ma ka urdhëruar kurrë mendjen time. Unë dhe televizioni jemi miq të vjetër dhe kurrë nuk do të guxoja të merrja përsipër të bëj diçka që nuk jam e sigurt që di ta bëj.

Frika i takon të paaftëve që shpesh bën autoironi, përse?
Sepse njerëzit në këtë jetë kanë nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.

Mendon se e bën të shikueshëm programin tënd dhe ty në veçanti?
Unë nuk mund te përgjigjem për këtë pyetje sepse gjithmonë kam patur dëshirë të flasin të tjerët për punën që unë bëj, ndaj nëse diçka vazhdon dhe shihet do të thotë që funksionon dhe pëlqehet.

Rozi pse mendojnë se njerëzit të duan si artiste?
Besomëni që vetëm publikun se mashtrojmë dot kurrsesi. Nëse me duan ta siguroj që kanë gjetur tek unë gjëra të vërteta.

Gjatë “Këngës Magjike” edicion të cilin e fitove, publik grihet në këmbë të të duartrokasë pa pushuar minuta të tëra, çfarë ndjeve në atë moment?
Mora fuqinë e të gjitha grave të cilave ia dedikoja këtë këngë. Unë isha aty dhe të gjithë duartrokitën, u ngritën në këmbë jo për mua por për të gjitha gratë që përtej dhimbjes, zhgënjimit iu bashkëngjitën kauzës dhe mesazhit që përcillte kënga.

Mendoj se gjatë këtij edicioni të Këngës Magjike, publiku bëri një presion të madh që të dilje fituese, ndërkohë ka pasur mendime të tjera që publiku mund të manipulohet. Çfarë mendon?
Mendoj që kënga ka marrë vlerësimin e artisteve performues dhe te gjithë artistëve shqiptarë te cilët ne masë e mbështetën këngën në rrjetet sociale dhe sigurisht publiku i cili s’bën kompromis. Publiku ose të do ose nuk të do. Këtu i referohem dhe komenteve të videos në youtube.

Kaq shumë për të folur për karrierën tënde dhe unë nuk di ku të ndalem, ndaj më thuaj ti disa nga pikat të cilat kanë qenë vendimtare për karrierën tënde dhe ti ke ditur t’i shfrytëzosh në favorin tënd?
Një nga pikat vendimtare në karrierën time ka qenë gjetja e stilit të këngëve të mia. Ka qenë pikërisht kënga “Femër” dhe teksti i saj ku unë personalisht gjeta veten. Hyra në një dimension tjetër artistik përtej komercializmit. Bashkëpunimi me kompozitorët e duhur tekstet që kam ditur ti sjell në kohën dhe në momentin e duhur.

Është sekreti i një jetëgjatësie në profesion?
Dashuria vetëm dashuria.

Është sekreti juaj? Duket sikur i bën magji njerëzve sepse aty ku shkon ka gjithmonë energji pozitive?
Dashuria.

Tani të shohim çdo ditë në ekran, nuk ke frikë se mund të konsumohesh?
A mund të konsumohet një vajze e cila sapo ka nisur të flasë?

Si e menaxhon të jesh kaq e angazhuar me punë e të mos shterosh nga kreativiteti?
Sepse mua më lumturon puna që bëj. Njerëzit që bëjnë punën që dashurojnë, nuk kam punuar asnjëherë në jetë.

Ndërkohë kujtoj që ke hapur edhe një linjë tënden veshjesh e cila duhet thënë që mund të jetë nga të parat Haute Couture në Shqipëri. A mund të më flasësh pak si nisi ideja e këtij biznesi?
Por kisha kohë që mendoja për një linjë veshjesh vetëm se nuk kisha gjetur kohën e duhur mes të gjithë punëve që bëj për tia kushtuar një biznesi siç është dhe ky i Rose by Rozana Radi. Erdhi koha që të kisha një linjë timen. E vetmja gjë që më duhej ishin dy stiliste te talentuara. Sigurisht që nëse i futem një pune, do ta realizoj dhe përzgjodha te bashkëpunoj me dy stiliste shumë të talentuara; Vlora Mustafa nga Kosova dhe Lira Koca nga Durrësi. Ndërkohe jemi duke punuar për një linje te re vajzash adoleshente e cila do të mbajë emrin “Flagrancë”. Një linjë sexy por jo vulgare. Mendoj që dhe vajzat kanë tani një vend ku mund të gjejnë veshje për të gjitha moshat.

A do të jenë fustanet e Rose by Rozana Radi të prekshme për buxhetin e femrave shqiptare?
Nuk kanë përse të tremben për çmimet sepse janë të prekshme dhe shumë konkuruese.

Ndonjë gjë tjetër që nuk e ke bërë dhe që ke ndërmend në të ardhmen?
Nuk bej plane. Gjërat bëhen pastaj thuhen.

“Harmony”

Exit mobile version