Roy Keane ka zbuluar formacionin e tij me lojtarët më të mirë që ka luajtur te Manchester United.
Legjenda e Djajve të Kuq cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të sportit më të shikuar në botë.
Por, Keane ka lënë jashtë formacionit të tij lojtarë si Paul Scholes, Ryan Giggs, Gary Neville dhe Wayne Rooney.
Në formacionin e tij janë përfshirë lojtarë si Jaap Stam, David Beckham, Paul Ince e Cristiano Ronaldo.
Keane njihet si një lojtar që ka zhvilluar lojë të ashpër, derisa ka zbuluar në autobiografinë e tij se ishte i nderuar që luante me këta lojtarë.
Formacioni i legjendës së United: Peter Schmeichel; Paul Parker, Jaap Stam, Gary Pallister, Denis Irëin; David Beckham, Roy Keane, Paul Ince; Cristiano Ronaldo, Ruud van Nistelrooy, Eric Cantona. /Telegrafi/