Telegrafi

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane ka bërë parashikimin e tij mbi atë se në cilën pozitë mendon ai se Manchester United do të përfundojë këtë sezon pas humbjes me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

United e pësoi humbjen e dytë radhazi të dielën, pasi Liverpooli i Arne Slot ‘rrëmbeu’ tri pikët në ‘Old Trafford’ falë dy golave të Luis Diaz dhe një tjetër të Mohamed Salah.

‘Djajtë e Kuq’ e nisën mirë takimin, por e gjithë puna e tyre u shkatërrua pas dy gabimeve të pafalshme të Casemiros i cili e dhuroi topin në dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Keane u pyet nëse do t’i qëndrojë besnik parashikimit të tij të mëparshëm, pasi më herët ai kishte thënë se Unitedi do të përfundonte para Liverpoolit në renditje.

“Do të qëndrojë me Unitedin, më duhet ta bëjë këtë. Unë ende mendoj se United do të futet në top katërshe”, ka thënë Keane.

Kësaj deklarate te Keane iu kundërpërgjigj ish-futbollisti i Liverpoolit, Daniel Sturridge, tani ekspert i Sky Sports.

“Ju po e thoni këtë vetëm sa për ta thënë Roy”, tha Sturridge me buzëqeshje.

Ten Hag do të ketë mundësinë që të rikthehet tek rezultatet pozitive ku pas pauzës me kombëtare do të luajnë në udhëtim ndaj Southamptonit./Telegrafi/