Telegrafi

Roy Keane bën një listë me pesë lojtarë të klasit botëror me të cilët ka luajtur, shkakton rrëmujë duke lënë jashtë Cristiano Ronaldon

Roy Keane është një nga legjendat më të mëdha të Manchester United, pasi ai ka bartur shiritin e kapitenit në kohën më të lavdishme të Djajve të Kuq.

Legjenda e Djajve të kuq ka shkaktuar bujë duke lënë Cristiano Ronaldos jashtë listës së tij prej pesë futbollistëve të klasit botëror me të cilët ka luajtur sa ishte pjesë e United.

Krahas Ryan Giggs, ai kishte zgjedhur edhe Paul Scholes, Eric Cantona, Mark Hughes dhe Denis Irwin si pesë futbollistë të klasit botëror me të cilët ka luajtur.

“Ne kurrë nuk i dhamë vetes një mundësi për të folur për lojtarët që janë të klasit botëror. Por nëse shikoj prapa tani, ju do të duhet të klasifikoni Giggsy [Ryan Giggs]”.

“Gjithmonë i klasifikoj lojtarët e klasit botëror si djem që e bënin këtë për nëntë, dhjetë, 11 vjet. Padyshim që Giggs e ka bërë për shumë më gjatë, por për mua, ky është çelësi për të qenë një lojtar vërtet i mirë, ju duhet ta bëni këtë duhet të jeni konsistent”.

“Ne shohim lojtarë tani, ata kanë një muaj të mirë dhe po e përkëdhelin veten pas shpine. Duhet të jesh i mirë për vite dhe vite dhe Giggs do të kishte qenë një shembull i mirë”, tha Keane.

Befasuese është fakti që Keane nuk e përfshiu Ronaldon në mesin e pesë lojtarëve të klasit botëror me të cilët ka luajtur, ndoshta për faktin se irlandezi me portugezin ishin bashkëlojtarë vetëm për dy vite. /Telegrafi/