Roy Keane është një nga legjendat më të mëdha të Manchester United, pasi ai ka bartur shiritin e kapitenit në kohën më të lavdishme të Djajve të Kuq.
Legjenda e Djajve të kuq ka shkaktuar bujë duke lënë Cristiano Ronaldos jashtë listës së tij prej pesë futbollistëve të klasit botëror me të cilët ka luajtur sa ishte pjesë e United.
Krahas Ryan Giggs, ai kishte zgjedhur edhe Paul Scholes, Eric Cantona, Mark Hughes dhe Denis Irwin si pesë futbollistë të klasit botëror me të cilët ka luajtur.
“Ne kurrë nuk i dhamë vetes një mundësi për të folur për lojtarët që janë të klasit botëror. Por nëse shikoj prapa tani, ju do të duhet të klasifikoni Giggsy [Ryan Giggs]”.
“Gjithmonë i klasifikoj lojtarët e klasit botëror si djem që e bënin këtë për nëntë, dhjetë, 11 vjet. Padyshim që Giggs e ka bërë për shumë më gjatë, por për mua, ky është çelësi për të qenë një lojtar vërtet i mirë, ju duhet ta bëni këtë duhet të jeni konsistent”.
“Ne shohim lojtarë tani, ata kanë një muaj të mirë dhe po e përkëdhelin veten pas shpine. Duhet të jesh i mirë për vite dhe vite dhe Giggs do të kishte qenë një shembull i mirë”, tha Keane.
Befasuese është fakti që Keane nuk e përfshiu Ronaldon në mesin e pesë lojtarëve të klasit botëror me të cilët ka luajtur, ndoshta për faktin se irlandezi me portugezin ishin bashkëlojtarë vetëm për dy vite. /Telegrafi/